Ekstradohet nga Belgjika, Mario Çela, i cili u arrestua nga autoritetet belge në nëntor të vitit 2024. Vëllai i Suel Çelës ka mbërritur në Rinas këtë mbrëmje, 12 shkurt.
Ai u arrestua nga autoritetet belge në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi në atë kohë 21 urdhër arreste, mes të cilëve edhe Mario Çela.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Posaçme bëri me dije se Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.
Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se organizata e Suel Çelës kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

