VIDEO/ Berat Buzhala dhe Albatros Rexhaj përplasen fizikisht në “Opinion”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka qenë i qetë debati në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjteje. Teksa diskutohej çështja e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, gjakrat janë ndezur mes gazetarit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Fillimisht replikat mes tyre kanë qenë verbale pasi Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte shkuar në studio “për të prishur debatin” ndërsa ky i fundit e konsideroi një njeri që vetëm kritikonte Albin Kurtin.

Në një moment Buzhala ka marrë shishen e ujit dhe është ngritur nga karrigia duke e kapur me duar Rexhajn. 

Debati në studio:

Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kialu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, vju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!

Buzhala: Trus aty!

Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.

Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt)

Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen.

Më pas gjakrat u ftohën dhe të dy kërkuan falje dhe i dhanë dorën njëri tjetrit. 

Share This Article