Policia e Tiranës informon sot në 13 shkurt se një shtetase suedeze dyshohet se është përdhunuar në kryeqytet.
Shtetasja nga Suedia 31 vjeçe dyshohet se është përdhunuar nga një turk 29-vjeçar në një banesë të marrë me qira. Gjatë kontrollit në banesë, u gjet edhe një sasi e dyshuar kanabis sativa.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin turk F. C., 29 vjeç, pasi dyshohet se në një apartament të marrë me qira, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të huaj 32 vjeçe.
Gjatë kontrollit në këtë ambienti u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, për këtë rast u arrestuan shtetasit B. O., 29 vjeç dhe M. D., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar për krimin”, njofton policia.

