Armando Broja nuk ia ka dalë të jetë bindës për trajnerin e Burnleyt, Scott Parker, me këtë të fundit që nuk e grumbulloi për ndeshjen e fituar me përmbysje 2-3 kundër Crystal Palace dy ditë më parë.
Trajneri Parker ka treguar se një vendim i tillë erdhi për çështje teknike, me Brojën që nuk po bind në klubin ku u bashkua verën e shkuar.
Lyle Foster dhe Ashley Barnes ishin alternativat e Zian Flemming në stol në rast se sulmuesi titullar do të zëvendësohej, ndërsa Armando Broja u dërgua në tribunë. Sipas vetë trajnerit të Burnleyt vendi i shqiptarit në stol në këtë takim u zu nga James Ward-Prowse. Këtij të fundit iu dha shansi për të debutuar me skuadrën pasi një javë më parë nuk mund të aktivizohej përballë skuadrës që i zotëron kartonin, West Ham.
Në javët e fundit Broja është ankuar një shqetësim të vogël fizik, por kjo nuk ka lidhje me arsyen që e dërgoi në tribunë në takimin kundër Crystal Palace.
“Vendimi im kishte të bënte vetëm me programimin e skuadrës. Ai (Broja) është ankuar për një shqetësim të vogël fizik, por unë mora vendimin sepse nuk mund të grumbulloj më shumë se një numër të caktuar lojtarësh. Kjo ishte e gjitha”, tregoi Parker.

