Tragjike në Alpet e Francës, tre skiatorë humbin jetën pas një orteku të fuqishëm 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Tre skiatorë kanë mbetur të vrarë nga një ortek në vendpushimin luksoz të Val d’Isere në Alpet Franceze.

Ortekut i kanë shpëtuar vetëm disa skiatorë, ndërsa një shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta, sipas prokurorit.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër skiatorësh që po bënin ski jashtë pistës së kontrolluar, nën shoqërinë e një instruktori profesionist. Të gjithë ishin të pajisur me pajisje sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda, shkruan Daily Mail.

Prokurori Bachelet shtoi se testet e alkoolit dhe drogës ndaj instruktorit dolën negative, ndërsa shefi i pistave, Cedric Bonnevie, theksoi se një nga viktimat duket se është bllokuar lart në shpat, ndërsa dy të tjerët ishin më poshtë dhe nuk mund të parashikonin ortekun që i rrëmbeu.

Më herët, Meteo-France kishte lëshuar një alarm të kuq për rrezik ortekësh në zonën lokale. Disa ditë më parë, dy skiatorë të tjerë humbën jetën pas një orteku në Alpet franceze, ndërsa një tjetër vdiq në Montgenevre.

Ortekët janë kthyer në një kërcënim të vazhdueshëm për skiatorët këtë sezon, duke shkaktuar të paktën 20 viktima në Alpet franceze, zvicerane, italiane dhe austriake.

Share This Article