Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë
Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë.
Ai tha se heqja e taksës e kthen Serbinë sërish në Kosovë.
“E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai e ka quajtur mashtrues Kurtin dhe ka treguar se ofertë e kujt është heqja e taksës.
“Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’, ka thënë Haradinaj.
Kryetari në detyrë i AAK-së, gjithashtu ka thënë se nëse e heqë taksën, do të ketë shumë të rijnë që do ta gjuajnë me vezë në kokë Kurtin.