“Amerika dhe Europa i përkasin njëra-tjetrës”, Marco Rubio ngre në këmbë Konferencën e Sigurisë në Mynih

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari Amerikan i Shtetit dërgoi sot mesazhe të forta uniteti me Europën nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. Ai deklaroi se nuk është qëllimi dhe as dëshira e amerikanëve fundi i epokës transatlantike, por se duan një Europë të fortë dhe të aftë për t’ju përgjigjur çdo sfide.

Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkasin njëra-tjetrës. Me këtë mesazh të fortë, e përmes ovacionesh ju adresua Konferencës së Sigurisë në Mynih sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio.

“Me Presidentin Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin përsëri përsipër detyrën e rinovimit dhe rikthimit, të udhëhequr nga një vizion i një të ardhmeje po aq krenare dhe sovrane sa e shkuara e qytetërimit tonë. Dhe ndërsa jemi të përgatitur, nëse është e nevojshme, ta bëjmë këtë vetëm, preferenca dhe shpresa jonë është ta bëjmë së bashku me ju, miqtë tanë këtu në Evropë.”

Rubio deklaroi se nuk është qëllimi dhe as dëshira e amerikanëve fundi i epokës transatlantike.

“Sepse për ne amerikanët, shtëpia jonë mund të jetë në Hemisferën Perëndimore, por ne gjithmonë do të jemi fëmijë të Evropës.”

Por çfarë janë atëherë përplasjet, çarjet dhe tensionet mes partnerëve historikë ktej dhe matanë oqeanit? Marko Rubio i jep një fjalë përkufizuese: përkujdesje

“Arsyeja pse, miqtë e mi, është sepse ne kujdesemi thellësisht. Kujdesemi për të ardhmen tuaj dhe tonën. Dhe nëse ndonjëherë nuk biem dakord, mosmarrëveshjet tona vijnë nga shqetësimi ynë i thellë për një Evropë me të cilën jemi të lidhur, jo vetëm ekonomikisht, jo vetëm ushtarakisht. Ne jemi të lidhur shpirtërisht dhe kulturorisht. Ne duam që Evropa të jetë e fortë. Ne besojmë se Evropa duhet të mbijetojë”, u shpreh Rubio.

Dhe ja si i duan amerikanët aleatët e tyre: “Ne duam aleatë që mund të mbrojnë veten, në mënyrë që asnjë kundërshtar të mos tundohen të testojnë forcën tonë kolektive. Kjo është arsyeja pse nuk duam që aleatët tanë të mbahen peng nga faji dhe turpi. Duam aleatë krenarë për kulturën dhe trashëgiminë e tyre, që kuptojnë se jemi trashëgimtarë të të njëjtit qytetërim të madh dhe fisnik dhe që së bashku me ne, janë të gatshëm dhe të aftë ta mbrojnë atë”, theksoi Rubio.

Dhe për ta thënë fare qartë: “Ne nuk kërkojmë të ndahemi, por të ringjallim një miqësi të vjetër dhe të rinovojmë qytetërimin më të madh në historinë njerëzore. Duhet të jemi krenarë për atë që arritëm së bashku në shekullin e kaluar. Por tani duhet të përballemi dhe të përqafojmë mundësitë e një shekulli të ri”, deklaroi Rubio.

Teksa të gjithë ishin sy e vesh ndaj mesazheve që amerikanë do shprehnin në këtë konferencë të rëndësishme, kryetari i saj Ëolfgang Ischinger, pyeti i çliruar:

“Nuk jam i sigurt nëse e dëgjuat psherëtimën e lehtësimit në këtë sallë kur dëgjuam atë që unë do ta interpretoja si një mesazh sigurie dhe partneriteti.”

E ndërkohë testi amerikan me rusët për Ukrainën vazhdon, pasi rusët ende nuk mund t’ju besohet nëse e duan fundin e luftës

“Sepse ne nuk e dimë. Nuk e dimë, nëse rusët janë seriozë për t’i dhënë fund luftës. Ata thonë se janë, por nën çfarë kushtesh janë të gatshëm ta bëjnë, dhe nëse mund të gjejmë kushte të pranueshme për Ukrainën që Rusia do të pranojë gjithmonë. Por ne do të vazhdojmë ta testojmë këtë”, u shrpeh Rubio.

Sekretari amerikan i shtetit, pohoi se nuk përputhje interesash ruse amerikane veç qëllimit për të shmangur konflikt ekonomik por edhe më të rëndë se aq. Rubio nënvizoi se sfidat me Rusinë dhe Kinën mbeten të pranishme, por duhen menaxhuar për të shmangur konflikte të panevojshme.

“Pra, ka sfida afatgjata që do të duhet t’i përballojmë, të cilat do të jenë irrituese në marrëdhënien tonë me Kinën. Kjo nuk është e vërtetë vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për Perëndimin më gjerë. Por mendoj se duhet të përpiqemi t’i menaxhojmë sa më mirë që të mundemi për të shmangur fërkime të panevojshme, nëse është e mundur”, tha Rubio.

Ky ishte një mesazh të fortë uniteti me Europën nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Ishte një fjalim që shënoi një ndryshim të madh nga një vit më parë, kur në të njëjtën skenë, nënpresidenti JD Vance sulmoi liderët europianë duke i akuzuar për censurimin e lirisë së shprehjes dhe dështimin në kontrollin e emigracionit. 

Share This Article