Marina Franceze ka sekuestruar 2.4 ton kokainë në bordin e nj anijeje në Polinezi gjatë një operacioni të koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Sekuestrimi i rreth 100 pakove me kokainë, i kryer të enjten në det me mbështetjen e një avioni ushtarak, e çoi në pothuajse 12 ton sasinë e drogës që ka rënë në duart e autoriteteve në ujërat polineziane në një muaj. Tre sekuestrime të mëdha prej dy deri në pesë tonësh u kryen në anije, si dhe 473 kilogramë në një kontejner.
Drogat nuk ishin të destinuara për në Polinezinë Franceze. Trafikantët i transportonin ato nga vendet ku prodhoheshin, në Amerikën Latine, në vendet ku konsumoheshin në Paqësor, si Zelanda e Re dhe, mbi të gjitha, Australia. Ashtu si në të gjitha sekuestrimet e fundit, droga u shkatërrua në det.
Në vitin 2025, Policia Kombëtare Franceze sekuestroi 87.6 ton drogë në nivel ndërkombëtar, duke përfshirë 58 ton kokainë.

