E akuzuan se helmoi Alexei Navalny me toksinë bretkose, Rusia i kundërpërgjigjet Britanisë dhe aleatëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kremlini është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë se udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny u vra nga një toksinë e bretkosës “dart frog”, ndërsa vuante dënimin në një burg rus në vitin 2024.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se akuzat “janë një fushatë dezinformimi nga Perëndimi”.

“Do të ketë rezultate të analizave, do të ketë formula të substancave, do të ketë një koment. Pa këtë, të gjitha bisedimet dhe deklaratat janë një fushatë informuese që synon të largojë vëmendjen nga problemet urgjente të Perëndimit”, tha ajo.

Sakaq, Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka mbajtur një reagim të ngjashë, ku thotë:

“Ky nuk është një kërkim për drejtësi, por një tallje me të vdekurit. Edhe pas vdekjes së një qytetari rus, Londra dhe kryeqytetet evropiane nuk mund t’i japin atij paqe, gjë që flet shumë për nxitësit e kësaj fushate”,

Share This Article