Qytetari akuza të forta drejt Drejtorit të Tatimeve
Publikon edhe faturën e lokalit në emër të motrës
Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e Publik.al nga një biznes në Elbasan, ku ngrihen akuza për presion, gjoba dhe favorizime gjatë kontrolleve tatimore në qytet.
- Publikon edhe faturën e lokalit në emër të motrës
- “Pershendetje doja te denoncoja Drejtorin e Tatime Rajonale Elbasan Z.Gentian Palluqi qe po na maskron me gjoba dhe me ryshfete sebashku me drejtorin e kontrollit Neritan Peni ndersa te lokali i vet qe e ka ne emer te se motres posht shtepise nuk leshon asnje fature tatimore dhe ka zen gjith hapesiren publike.
- Ne qe kemi lokale ngjitur me te na maskroj duke na sjellur grupe kontrolli dhe duke na kerkuar lek rryshfeti.
- Te gjith lokalet ne elbasan me zor vendosin nje tend ky zoteria vetem pse esht i afert me Maznikun ka zen te gjith trotuarin.
- Ja dhe fatura qe leshon lokali gjoja ne emer te motres por esht vet pronar,” shprehet denoncuesi.
Sipas mesazhit të dërguar, bizneset vendore pretendojnë se po përballen me kontrolle të shpeshta dhe penalitete të padrejta nga Drejtoria Tatimore Rajonale Elbasan, ndërsa subjekte të caktuara, që sipas denoncuesit kanë lidhje me drejtues lokalë, nuk i nënshtrohen të njëjtave procedura.
Në qendër të akuzave përmendet drejtori Gentian Palluqi, për të cilin pretendohet se po ushtron presion ndaj bizneseve përmes kontrolleve dhe gjobave, ndërsa disa inspektorë dyshohet se kërkojnë ryshfet gjatë verifikimeve në terren.
Denoncuesi pretendon se situata ka krijuar klimë frike dhe pasigurie për sipërmarrësit, të cilët ndihen të diskriminuar dhe të pambrojtur. Sipas tij, disa biznese nuk pajisen me fatura tatimore dhe nuk penalizohen, ndërsa të tjerë përballen me gjoba të vazhdueshme.
Në materialin e dërguar në redaksi është bashkëngjitur edhe një faturë, që sipas denoncuesit dëshmon mënyrën se si disa subjekte operojnë pa u ndëshkuar.
Publik.al publikon këtë denoncim në interes të transparencës dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë pretendimet dhe të reagojnë nëse konstatohen shkelje. Redaksia mbetet e hapur për çdo reagim zyrtar nga Administrata Tatimore apo strukturat përkatëse.
Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, kemi të bëjmë me një rast të rëndë konflikti interesi dhe trajtimi selektiv të bizneseve, që cënon barazinë përpara ligjit dhe besimin tek institucionet.
Publik.al do të vijojë ta ndjekë këtë çështje.
“Pershendetje doja te denoncoja Drejtorin e Tatime Rajonale Elbasan Z.Gentian Palluqi qe po na maskron me gjoba dhe me ryshfete sebashku me drejtorin e kontrollit Neritan Peni ndersa te lokali i vet qe e ka ne emer te se motres posht shtepise nuk leshon asnje fature tatimore dhe ka zen gjith hapesiren publike.


Ne qe kemi lokale ngjitur me te na maskroj duke na sjellur grupe kontrolli dhe duke na kerkuar lek rryshfeti.
Te gjith lokalet ne elbasan me zor vendosin nje tend ky zoteria vetem pse esht i afert me Maznikun ka zen te gjith trotuarin.
Ja dhe fatura qe leshon lokali gjoja ne emer te motres por esht vet pronar,” shprehet denoncuesi.



