“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë, nuk e pranoj deri sa…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste nga Kryesia e Kuvendit, për nismën ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, duke u shprehur se ka qenë vetë ai që ia ka refuzuar të treja herët.

“Sa i përket rastit konkret, ky është një tjetër proces. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vetë dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor.

Dua të them që nisma adreson një… juristët e quajnë boshllëk, unë e quaj problem që nuk duhet të shfaqet më dhe të mos mendojë njeri që me verbërinë e gjykatësit që i shkon prokurorit të marrë peng një institucion kushtetues. Rasti konkret është në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me përgjegjësi, edhe në aspektin kohor, nëse nuk gaboj, parlamenti do të shprehet më para për imunitetin dhe më pas do të kalojë në votë, kështu që s’ka lidhje me rastin”, tha Rama.

Share This Article