30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se, pas rezolutave të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kuvendin e Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë gjyqësor po merr jehonë ndërkombëtare.

Sipas njoftimit në Facebook, me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve ndërkombëtare të organizatës, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

OVL-UÇK ka shkruar se dorëzimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe parimit të një procesi të paanshëm.

“OVL UÇK do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë”, thuhet në postim.

Share This Article