Armand Duka është rikonfirmuar nga Asambleja e FSHF-së për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të këtij institucioni.
Duka ka marrë një votë unanime nga të gjithë anëtarët, ndërkohë që nuk pati asnjë rival në garë.
Në njoftimin e FSHF thuhet se “vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar. Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional”.

