Osmani në ditën e Pavarësisë: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët

albnews
By
1 Min Read

Kosova feston sot 18-vjetorin e themelimit të shtetit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj.

Osmai theksoi se UÇK-ja është zemra e rezistencës kombëtare dhe përgjigja e një populli të shtypur ndaj një regjimi gjenocidal.

“Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur dhe relativizuar atë është vetëm jo e padrejtë, por edhe historikisht e pavërtetë dhe e patolerueshme”, tha Osmani.

Share This Article