Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, por vijojnë problematikat në Obot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës po shkon drejt përmirësimit, por fshati Obot mbetet zona më e prekur dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Edhe pse niveli i ujit ka filluar të bjerë lehtë, në Obot ka ende prani të madhe uji, sidomos në sipërfaqet bujqësore. Problemi kryesor mbetet rruga që lidh fshatin me aksin kryesor, ku uji arrin deri në 45 centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen.

Për të ndihmuar banorët, në këtë zonë janë dërguar mjete të larta të ushtrisë dhe emergjencave që mund të kalojnë në ujë, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për shtëpi të rrethuara apo të dëmtuara.

Në pjesët e tjera të Shkodrës dhe në bashkitë si Vau i Dejës, Malësia e Madhe, Puka dhe Fushë-Arrëzi, gjendja paraqitet e qetë dhe nën kontroll.

Nivelet e liqenit dhe të lumit Drin janë në rënie dhe qëndrojnë nën kuotat kritike, çka ka ulur rrezikun për përmbytje të reja. Edhe në zonat malore si Bogë-Theth reshjet kanë pushuar dhe rruga është pastruar deri në Qafë Thore.

Share This Article