Komiteti i Politikës së Jashtme të PE vijon axhendën në Shqipëri e takimeve në Shqipëri. Takimi është shoqëruar me debate takimi në Kryesinë e Kuvendit, ku eurodeputeti gjerman Ghaler ka replikuar me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Eurodeputeti Gahler ka kërkuar shpjegime pse Shqipëria ka pranuar menjëherë ftesën e Presidentit Trump për t’iu bashkuar Bordit të Paqes për Gazën, ndërkohë qv BE s’e ka bërë një gjë të tillë.
Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë se për sa i përket SHBA-ve, ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Po ashtu ai i ka kërkuar Gahler-it të pyesë Këshillin Europian pse si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë çështje.
Balla ka ngritur shqetësimin edhe për Gjyqin e Hagës kundër ish-krerëve të UÇK, duke thënë se çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Gjithashtu ai i ka kërkuar delegacionit që të merret Parlamenti Europian me këtë çështje.
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt SHBA-ve, ku sot do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, ku Shqipëria është një prej vendeve anëtare themeluese. Qeveria ka bërë me dije se në këtë fazë vendi ynë nuk ka asnjë detyrim financiar.

