Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, i ka konsideruar provat e paraqitura nga Prokuroria Speciale një grumbull mbeturinash, që nuk vërtetojnë aspak përfshirjen e klientit të tij në një veprimtari të caktuar kriminale.
Gjatë seancës së sotme Dixon theksoi se gjykata nuk mund të shpallë fajtor një person nëse vendimi mbështetet në “prova të patestuara dhe thashetheme”.
“Janë 15 faqe ku kemi treguar se si provat e bazuara në thashetheme janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë aspak që z. Veselit të ketë qenë i përfshirë në një veprimtari e jo më tej të ketë qenë i pranishëm fizikisht kur diçka ka ndodhur. Gjithashtu nuk ekziston asnjë gjysmë-sugjerim për një kundërshtim të rregullës 155 që mund të merret si faktor relevant për shqyrtimin e këtyre provave. Unë nuk e kuptova qartë se çfarë po përpiqej të thoshte ZPS-ja. Në fakt po më duhet të theksoj se mbrojtja e Veselit e ka kundërshtuar qartë pranimin e dokumenteve si dokumenteve sipas rregullës 155 si për rastin e dëshmitarit 4747 dhe në rastin 4760 që sapo e përmenda”, ka thënë ai.

