“Rama sillet si lopë e çmendur”, Berisha: Ka degraduar, po vendos barriera ligjore për të mbrojtur veten

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar edhe njëherë kryeministrin Edi Rama për qëllimet që ky i fundit ka për të ndryshuar ligjin e procedurës penale, për të mos pezulluar nga detyra kryeministrat, ministrat etj.

Sipas Berishës, Rama po krijon barriera mbrojtëse për veten, teksa shton që këtë gjë synon që ta realizojë duke futur në këtë listë zyrtarët dhe gjykatësit kushtetues.

“Edi Rama po sillet si lopë e çmendur. Po marr shembull një term nga veterineria. Në një sfidë ndaj Kushtetutës së vendit, kodeve, ligjeve, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së SPAK, vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. Vendos të tejkalojë kushtetutën me ligje personale, krijimin e mburojave që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojnë plaçkën, grabitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit. Pse them lopë e çmendur.

Them sepse ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale. Në amendamentin që ka sjellë për mbrojtjen e vetes, për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetues, ka përfshirë dhe ata në mburojën e turpit ndaj pezullimit nga detyra. Duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh Kushtetutën e cila në mënyrë taksative përcakton që gjykatësi kushtetues mund të pezullohet. I zgjedhuri nga populli nuk mund të pezullohet, kryeministri pezullohet”, tha Berisha.

Share This Article