Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpartallimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit pas hetimeve të SPAK e ka rikthyer Shqipërinë në kohën e defterëve. Një numër gjithmonë e në rritje i zyrave të shtetit, po përballen tashmë jo vetëm me rënien e sistemeve kompjuterike, por edhe mungesën e internetit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës është një nga institucionet më të prekura. Prej më shumë se 10 ditësh, zyrat e Kadastrave në rrethe janë pa internet çka ka penalizuar plotësisht institucionin duke e bërë të pamundur që qytetarët të marrin shërbime.

Por ndonëse Kadastra ishte ndër të parat, numri i institucioneve pa internet po rritet me shpejtësi. Kapitali ka mësuar se shërbimi i internetit është ndërprerë edhe për ministrinë e Financave, një nga institucionet qëndrore më të rëndësishme të shtetit. Që prej fillimit të kësaj jave, ministria e Financave nuk ka akses në internet, duke e detyruar administratën të punojë manualisht, për ato gjëra që mund të realizohen. Ndërsa shërbimet që kërkojnë akses në internet dhe sisteme dixhitale janë ndërprer thuajse totalisht.

Për shkak të situatës emergjente, këtë të mërkurë Agjencia e Prokurimeve Publike nxorri një urdhër të posaçëm, ku orienton të gjitha autoritetet kontraktore buxhetore, që të shkëputen nga AFMIS, sistemi financiar i menaxhimit të informacionit. Ky është sistemi, ku programohet buxheti i shtetit.

“Në kushtet e mosfunksionimit të Sistemit Afmis”, të Ministrisë së Financave, autoritetet/entet kontraktore duhet të kërkojnë në adresën e email-it info@app.gov.al, heqjen e integrimit me AFMIS me qëllim vijueshmërinë e hapave të mëtejshem të procedurës,” thuhet në udhëzimin e APP-së.

Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në

Interneti

Tenderi për furnizimin e zyrave të shtetit me internet u shpall fillimit në gusht të vitit të kaluar. Por pas shpalljes së tij, filloi saga e zakonshme e ankimimeve dhe bllokimeve, çka e zvarriti zhvillimin e tenderit për më shumë se 6 muaj.

Në fund të muajit të kaluar AKSHI shpalli fitues të kontratës me vlerë 5.1 milionë euro tre ofertat e kompanive MC Netëorking& Nisanet; Abissnet dhe Digicom & Albanian Telecommunications Union. Pas shpalljesë së fituesve tenderi u ankimua në KPP dhe vetëm 10 ditë më parë, procesi u zhbllokua për të vazhduar me lidhjen e kontratës.

Nuk dihet nëse AKSHI e ka firmosur kontratën me shoqëritë fituese dhe se kur fillon ofrimi i shërbimit. Por ndërkohë zyrat e shtetit janë rikthyer si në kohën e administratës së Perandorisë Osmane, duke punuar me defterë./ Kapitali.al/

Share This Article