Teksa u zhvilluar aktiviteti nga Këshilli i Bashkimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) për përshpejtuesit e konkurrencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama është shprehur se përgjatë vitit 2020 shumica e shërbimeve për qytetarët do të merren online.
Kjo sipas Ramës do të kursejë kohën qytetarëve dhe nuk nevojitet që të shkojnë deri në zyrat e shërbimeve por mjafton një aksesim online.
Rama në këtë takim ka përmendur edhe konfliktet që kan dnjekur vendet e ballkanit përgjatë historisë por sipas tij sot është i lumtur që po festohen ndryshimet e mëdha mes vendeve.
“Kemi pasur shumë histori, shumë konflikte, evente, ngjarje, por asnjëra nuk ka qenë frymëzuese. Historia është një rrëmbyes i rajonit tonë dhe i së ardhmes së fëmijëve tanë. Jam i lumtur të festojmë ndryshimet që po bëhen. Ne kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri, duke sjellë së bashku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për herë të parë, duke i ulur ata rreth një tavoline të përbashkët, për të folur për mundësinë tonë të së ardhmes. Po shohim një punë që është në proces e sipër dhe që zhvillohet paralelisht me sfidat, që prodhon e shkuara. Pavarësisht kësaj ne jemi të angazhuar dhe do të ecim përpara, sepse kjo është ajo që ne ja detyrojmë fëmijëve tanë.” ka thënë kryeministri Rama.
Sipas kryeministrit Rama, vendet e Ballkanit ua kanë borxhë fëmijëve të tyre që të rrisin cilësinë e jetës.
“Ja kemi për borxh fëmijëve tanë, që të kemi një vend të ri në Ballkanin Perëndimor, aty ku cilësia e jetës sonë së bashku nuk do të matet nga sa shumë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, por deri në çfarë mase ne nuk biem dakord. Ne do krijojmë një hapësirë ku mosmarrëveshjet nuk janë deklarata përpara luftërave, gjakderdhjeve, por janë pjesë e hapësirës ku ne nuk jemi të detyruar që të biem dakord për çdo gjë, thjesht jemi të detyruar të gjejmë një mënyrë për të mos rënë dakord. Nga mosmarrëveshjet ne mësojmë më shumë për njëri-tjetrin.” tha Rama.
“ Sa më shumë që kemi folur së bashku dhe sa më shumë rajoni ka treguar përpjekje për bashkim në të ardhmen, ne aq më shumë do të marrim ftesa. S’ka rëndësi nëse ky vend është i varfër, i pasur, më pak apo më shumë i zhvilluar, por duhet të bëjmë më lehtë kapërcimet, që na vijnë nga teknologjia. Ne do të mblidhemi dhe të fillojmë për inovacionin dhe konkurrueshmërinë.” shtoi më pas Kryeministri.
Rama është ndalur tek integrimi në BE duke thënë se është një proces që bazohet mbi meritat e secilit vend dhe se i takon Evropës që të japë fjalën e fundit.
Duhet të shfrytëzojmë me sukses potencialin e ekonomive tona. Po të them PPP, menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurmë, ose do e politizojnë çështjen. Asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sa e rëndësishme është t’i kemi PPP si pjesë e përpjekjes sonë të përgjithshme. PPP janë ato që do mbështesin fuqishëm të gjithë ne në identifikimin, duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për ‘start up-et’. Neve na nevojitet një platformë, në mënyrë që t’i sjellim së bashku këta fëmijë dhe t’iu themi që ‘nuk jeni vetëm’. Na duhet një platformë për t’i ngritur këta fëmijë në një stad të ri. Kjo platformë do të ketë ndikim në mënyrë shumë të rëndësishme cilësinë e ndërveprimit të dialogut, duke adresuar jo vetëm temat klasike, lëvizjen e njerëzve, kufijtë e tarifave pa barriera, por duke i adresuar ato në një formë jotradicionale. Së dyti, është një mundësi e mrekullueshme për të krijuar një qendër koordinimi nëpërmjet rrjeteve të dijeve. Së treti, duke krijuar një këshill rajonal për konkurrueshmërinë ne nuk do të adresojmë thjesht vetëm të ardhmen e vet akseleratorit, por edhe të ardhurat e tyre. Së fundi, kemi dhe sigurinë kibernetike, që është një sfidë e madhe për të gjithë, por që nuk mund të përballohet vetëm dhe të ndarë nga njëri-tjetri. Është një sfidë dhe për BE, por fakti që Evropa po punon për këtë çështje, është shumë e rëndësishme, që edhe ne në rajonin tonë të fillojmë të punojmë. Integrimi në BE është një proces që bazohet mbi merita për secilin vend, por konceptimi që tashmë po na del me metodologjinë e re dhe qasja që Evropa do të ketë ndaj nesh si individë do jetë shumë e shumë herë e lidhur me kapacitet tona për të ndërvepruar me të tjerët. Sa më shumë t’i japim ne BE shembuj të ndërveprimeve tona të suksesshme, aq më shumë BE do respektojë përpjekjet tona individuale dhe do jetë më i qetë në konkluzionin për të na futur brenda.” tha kryeministri./TCH/