Protesta e PD-së të premten, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Kini kujdes, mund të përshkallëzojë në dhunë e bllokime rrugësh!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar të PD-së, që do të mbahet të premten, më 20 shkurt, në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.

Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjet e panevojshme në kryeqytet, pasi protesta mund të përshkallëzojë në dhunë.

Në reagimin e saj, Ambasada e SHBA-ve thekson se personeli diplomatik është këshilluar të shmangë demonstratën, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të premten, më 20 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet një prezencë e shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqe dhe ndërtesa të tjera qeveritare pranë, duke shkaktuar ndërprerje trafiku, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përgjithshëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse jeni në qytet, ju lutemi që të mbani vigjilencë dhe të prioritizoni sigurinë tuaj personale”, bën thirrje ambasada amerikane.

Share This Article