Gazeta belge: Franc Çopja mendonte se ishte i paprekshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta belge Het Laatste Nieuws (HLN) i ka kushtuar një artikull të detajuar çështjes së Franc Çopjas, i njohur si Franc Gergely, i dënuar me 25 vite burg nga drejtësia belge për porositjen e vrasjes së Ardit Spahiut.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek, ku Spahiu u qëllua me nëntë plumba në mes të ditës dhe humbi jetën në vend. Sipas artikullit, konflikti mes klaneve shqiptare, i nisur në Shqipëri, u përshkallëzua deri në Bruksel, duke tronditur opinionin publik në Belgjikë.

Spahiu ishte zhvendosur në Belgjikë në vitin 2019 nga frika për jetën, për shkak të përplasjes së ashpër mes klanit Çopja dhe familjes Alibej, të përfshira në trafik ndërkombëtar kokaine. Hetimet morën kthesë vendimtare pasi autoritetet arritën të thyejnë platformën e koduar të komunikimit Sky ECC, duke identifikuar protagonistët e krimit. Çopja ishte vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, por në fund të dhjetorit 2023 u dorëzua në Belgjikë nën masa të rrepta sigurie.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se një vit, gjykata dënoi Franc Gergelyn me 25 vite burg për porositjen e vrasjes. Mikael Qosja dhe ekzekutuesi Flobenc Meçja u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Elton Roçi mori 20 vite burg, Elvis Murataj 8 vite dhe Eljo Bitri 5 vite. Ky i fundit bashkëpunoi me drejtësinë dhe u përfshi në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, duke përfituar dënim më të lehtë për shkak të pendesës dhe ndihmës së dhënë në zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article