Media në Turqi zbulon detajin: Gruaja e Ernest Muçit nuk do të jetojë në Trabzon, do të largohen në fund sezoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ernest Muçi po kalon një formë fantastike te Trabzonspori. Lojtari shqiptar ka thyer rekordet e vetes së tij, pasi ka shënuar më shumë gola se në çdo sezon tjetër.

Por ajo që shkakton habi është fakti se Muci nuk e ka postuar ende foton e parë në Instagram me fanellën e Trabzonsporit.

Pra që pas postimit të kalimit të tij te Trabzonspori, postimet e tjera të Ernest Mucit lidhen me Beshiktashin.

Pavarësisht golave të shënuar me peshë dhe rëndësi të madhe, shumë prej tyre spektakolar, asnjë moment nga këto ndeshje nuk shfaqen në Instagrami-n e Mucit.

Një shenjë e qartë kjo se lojtari shqiptar do të ndryshojë ambient në fundin e sezonit. Nga ana tjetër mediat në Turqi raportojnë se gruaja e Ernest Mucit nuk do të jetë në Trabzon, nuk i pëlqen qyteti dhe për këtë arsye të dy do të largohen në fundin e sezonit prej aty. 

Share This Article