nga Ami Ninna korespondente Gjirokaster
Në Gjirokastër, parkimi dyshe nuk është më rast i izoluar, por një shkelje e përditshme që po zhvillohet hapur, në mes të rrugës dhe përpara syve të autoriteteve. Trafiku bllokohet, qytetarët presin, nervozizmi rritet – ndërsa ligji mbetet në letër.
Automjetet ndalojnë ku të duan, sa të duan, pa asnjë pasojë. Mungesa e masave konkrete ngre një pyetje serioze: pse nuk vepron Policia e Shtetit?
Ligji për qarkullimin rrugor është i qartë. Pengimi i trafikut është shkelje e dënueshme. Por në realitet, zbatimi i tij duket selektiv – ose inekzistent. Kjo situatë po krijon bindjen se toleranca ka zëvendësuar detyrën.
Qytetarët kërkojnë përgjigje dhe veprim. Sepse kur shkelja bëhet e zakonshme dhe autoriteti nuk reagon, dëmtohet besimi tek shteti dhe rendi publik.
Gjirokastra nuk ka nevojë për justifikime. Ka nevojë për kontroll, masa dhe barazi para ligjit. Heshtja institucionale nuk është zgjidhje – është problem.


