Bordi i Paqes në Washington ishte kryefjala e një dite më parë. Por, përtej fjalimeve dhe deklaratave për rindërtimin e Gazës, vëmendjen e rrjeteve sociale e tërhoqi Presidenti i Argjentinës Javier Milei, së bashku me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Para se të fillonte fjalimi i Presidentit Donald Trump, Miley shihet duke kënduar këngën në sfond ‘Burning Love’ e Elvis Presley dhe i afrohet Orbanit për të kënduar së bashku, ndërsa kreu i FIFA-s, Infantino, i sheh dhe buzëqesh. Videoja e dy udhëheqësve të cilët argëtohen se bashku po bën xhiron në rrjetet sociale.
Presidenti i Argjentinës njihet për dashurinë e tij për muzikën dhe jetën e showbizit.


