Sportistët rusë me flamur dhe himnin e tyre në Lojërat Paralimpike, Heraskevych: Është një skandal/Ukraina bojkoton ceremoninë e hapjes

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladyslav Heraskevych, sportisti ukrainas i skeletonin i skualifikuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombetarë sepse garoi me një kaskë speciale ku figuronin fytyrat e 24 bashkëkombasve të tij sportistë të vrarë në luftën e pushtimit rus të Ukrainës, ka folur për mikpritjen që italianët i rezervuan delegacionit ukrainas në Milano e Cortina, për vendimin e IOC ndaj tij e sidomos për vendimin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar për të lejuar sportistët rusë të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre kombëtar.

Heraskovych ishte i emocionuar teksa pa sesi të gjithë italianët e mbështetën Ukrainën që nga ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike që e shprehu edhe në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’.

‘Duartrokitjet që mora bashkë me skuadrën time në Cortina do të mbetet për të gjithë jetën-tha sportisti-e dija që italianët janë njerëz të ngrohtë, por me të vërtetë më preku kaq shumë simpati kaq spontane’

Heraskevych zbuloi se kishte vendosur të përdorte kaskën përkujtimore të tragjedisë së sportistëve ukrainas 3-4 javë përpara fillimit të Lojërave Olimpike dhe shtoi se nuk e kishte për herë të parë që e bënte diçka të tillë me ukrainasin që më pas e ktheu vëmendjen te vendimi i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar për të lejuar sportistët rusë për të garuar me flamurin dhe himnin e tyre.

‘Më bën të humbas shpresën, është sikur të mos ketë drejtësi-shtoi Heraskevych që më pas e konsideron këtë vendim si një skandal-IPC i lejon ata të garojnë me flamurin e tyre në kaska nuk janë objekt sanksionesh, ndërsa sportisti ukrainas u skualifikua pa asnjë arsye. Unë u mjaftova vetem më kujtimin e bashkëkombasve tanë të vrarë’

Ndërkaq pas vendimit të IPC, ka reaguar Komiteti Paralimpik Ukrainas që deklaroi se sportistët ukrainas nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paralimpike. ‘Delegacioni paralimpik ukrainas dhe Komiteti Paralimpik Kombëtar i Ukrainas bojkotojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të 14 të Lojërave Paralimpike Dimërore dhe kërkojnë që flamuri ukrainas të mos përdoret gjatë kësaj ceremonie-deklaronte përmes një komunikate Komiteti Paralimpik Ukrainas.

Share This Article