Protesta e PD, rreth 25 protestues të shoqëruar, një i intoksikuar në QSUT. Deputeti Boçi raportohet me dëmtime të lehta (video)

albnews
By
1 Min Read

Protesta e Partisë Demokratike është mbyllur me tensione, teksa bëhet me dije se rreth 25 protestues janë shoqëruar nga forcat e rendit pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit.

Ndërkohë, në QSUT është dërguar për trajtim një protestues i intoksikuar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, është paraqitur në spital me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij raportohet stabël. Por në rrjetet sociale qarkullon një video, ku deputeti është në gjendje të mirë dhe aktiv.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të shënuara gjatë protestës.

Share This Article