Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë pasditen e së premtes nga policia, në një zonë rurale të Torinos. Trupi i pajetë i shqiptarit që banonte në Santa Vittoria d’Alba, u gjet në një rrip toke bujqësore pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin historik të Pollenzo.
Një shofer që po kalonte vuri re praninë e trupit të pajetë pranë një makine ‘Lancia Ypsilon’ me ngjyrë të zezë, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të viktimës, dhe njoftoi menjëherë policinë.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar informacionin, por me sa duket sipas mediave italiane i riu shqiptar është vrarë me një plumb në kokë. Arma nuk u gjet në vendngjarje, kështu që nuk ka dyshim se ishte një vrasje. Kjo teori mbështetet edhe nga fakti se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.
Hetimi për incidentin po kryhet nga oficerë të karabinierëve të qytetit të Torinos dhe njësia hetimore e komandës provinciale të Cuneos. Prokuroria ka urdhëruar një autopsi mbi trupin, e cila do të kryhet ditën e sotme.


