George Michael dhe bamirësia e tij e heshtur

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ai vdiq në gjumë mëngjesin e Krishtlindjeve të vitit 2016. Ishte vetëm 53 vjeç.
Bota vajtoi humbjen e George Michael, zërit që kishte përcaktuar një epokë por vetëm pas vdekjes së tij doli në pah diçka edhe më e madhe se muzika e tij.
Sepse George nuk pushoi së shpëtuari jetë edhe kur perdja ra përgjithmonë.
Atëherë u zbulua ajo që ai gjithmonë e kishte mbajtur të heshtur: miliona paund të dhuruara për jetimët, të pastrehët, të sëmurët dhe familjet e dërrmuara nga borxhet. Asnjë njoftim për shtyp. Asnjë foto. Asnjë nevojë për duartrokitje.
Një konkurrente në një kuiz televiziv kishte folur drejtpërdrejt për ëndrrën e saj: të kishte një fëmijë por ajo nuk mund të përballonte fertilizimin in vitro. Të nesërmen, ajo gjeti 15,000 paund në llogarinë e tij bankare. Pa emër. Asnjë firmë. Vetëm një gjest. Kishte qenë ai.
Ai punonte në strehimore për të pastrehët pa u identifikuar. Çdo Pashkë, ai dhuronte 100,000 paund për organizatat e fëmijëve. Një mbrëmje, në një bar, ai vuri re një grua me lot në sy duke folur për borxhet e saj. Ai nuk tha asgjë. Ai shkroi një çek prej 25,000 paundësh dhe ia la kamarieres me një kërkesë të vetme: “Jepi kur të jetë larguar.”
Ai pagoi për shkollimin në universitet. Kujdesin mjekësor. Pagesat e prapambetura të qirasë. Ëndrrat që ishin gati të veniten.
Ai financoi qendra për njerëzit me HIV. Ai ofroi një koncert falas për infermierët që ishin kujdesur për nënën e tij në ditët e saj të fundit.
Ai nuk po kërkonte famë. Ai tashmë e kishte atë.
Ai po kërkonte njerëzimin dhe ndoshta kjo është ideja: vlera e vërtetë e një personi nuk matet me disqet e shitura ose me vëmendjen që i bie, por me duart që mund të ngrejë kur askush nuk po e shikon.
Sot, zëri i tij vazhdon të jehojë në radio por gjesti i tij më i fuqishëm nuk ishte një këngë. Ishte zgjedhja për të bërë mirë kur askush nuk mund ta detyronte.
Në një botë që shpesh bërtet për vëmendje, ai zgjodhi heshtjen.
Një heshtje që, edhe sot, shpëton jetë.

Përktheu Albar

Share This Article