E fal sulmuesin që tentoi ta vriste në xhaminë e Londrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë që u plagos me thikë brenda xhamisë qendrore të Londrës, gjatë lutjeve të pasdites, ka thënë se ai e fal sulmuesin e tij.

Raafat Maglad, 70 vjeçar, u trajtua në spital për plagën e marrë me thikë në qafë pas sulmit të së enjtes, raporton BBC.

Pas kthimit në xhaminë pranë Parkut Regent, për lutjet e së premtes, ai tha se nuk e urrente sulmuesin e tij dhe u ndje keq për të dhe se ka vendosur ta falë atë, transmeton Albuk Tv.

Një burrë 29-vjeçar u arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë. Ai gjatë sulmit, ishte kapur nga të pranishmit në xhami dhe mbajtën atë derisa të arrinin oficerët policor.

Share This Article