SHBA organizon takime në Gjenevë me Rusinë dhe Kinën për një traktat të ri mbi kontrollin e armëve bërthamore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë sot dhe nesër takime në Gjenevë me përfaqësues rusë dhe kinezë, me synimin e arritjes së një traktati shumëpalësh për kontrollin e armëve bërthamore.

Iniciativa vjen pas skadimit në fillim të shkurtit të traktatit të fundit dypalësh mbi çarmatimin bërthamor midis Uashingtonit dhe Moskës, bëri të ditur një diplomat i lartë amerikan.

“Sot, u takova me delegacionin rus. Nesër, do të takohemi me delegacionin kinez, ndër të tjerë,” – tha zyrtari i Departamentit të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti.

Ai shtoi se takime përgatitore ishin mbajtur më herët edhe në Uashington.

SHBA-të po bëjnë thirrje për një marrëveshje më të gjerë që do të përfshijë edhe Kinën. Megjithatë, ambasadori i Kinës për çarmatimin, Shen Jian, ka deklaruar më herët këtë muaj se vendi i tij nuk është i gatshëm të marrë pjesë në negociata të reja në këtë fazë. Nuk është ende e qartë nëse takimi i nesërm do të ketë karakter zyrtar negociues.

Misionet e përhershme të Kinës dhe Rusisë në Gjenevë nuk iu përgjigjën kërkesës së Reuters për koment. SHBA ka akuzuar më herët Kinën për teste të fshehta bërthamore në qershor 2020, pretendim që ambasadori Shen e ka mohuar fuqimisht.

Diplomati amerikan bëri të ditur se tashmë ka pasur bisedime “të mira” edhe me Britaninë dhe Francën, vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Çuarja e diskutimit te pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit ishte hapi tjetër logjik,” – theksoi ai, duke shtuar se Uashingtoni mbetet optimist për ecurinë e procesit.

Share This Article