Në vitin 2021 Kina shpalli një “fitorë të plotë” në luftën kundër varfërisë dhe caktoi një periudhë tranzicioni pesëvjeçare. Gjatë kësaj periudhe, 832 kontetë më të varfra në të gjithë vendin kanë kultivuar dhe formuar industri kryesore, duke konsoliduar më tej themelet për zhdukjen e varfërisë. Një sondazh global i kryer nga CGTN-i tregon që 93.5% e të anketuarve e njohin fitoren e Kinës në zhdukjen e varfërisë si një kontribut vendimtar në zhdukjen e varfërisë në mbarë botën.
89.5 % e pjesëmarrësve në këtë sondazh besojnë se fitorja e Kinës në zhdukjen e e varfërisë jo vetëm që ka zgjidhur çështjen e varfërisë, por edhe ka nxitur përparim në botëkuptim, mënyrën e jetesës, si edhe qeverisjen në nivel bazë. Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina ka arritur zhvillim të shpejtë së bashku me uljen e varfërisë ekstreme, duke përshpejtësuar ndjeshëm procesin global të zhdukjes së varfërisë. Të anketuarit pranojnë gjerësisht parimet kryesore ku mbështetet zbutja e varfërisë në Kinë – 92.9 për qind pajtohen me mendimin që filozofia e zhvillimit të përqendruar te njerëzit është forca themelore lëvizëse pas pakësimit të varfërisë në Kinë. Ndërkohë, 85.8 për qind pohuan që ulja e varfërisë është, në thelb, një çështje zhvillimi dhe se zhvillimi është zgjidhja më efektive për varfërinë, kurse 90.5 për qind vërejnë se aftësia e Kinës për të mobilizuar dhe bashkuar në mënyrë efektive përpjekjet e të gjitha palëve të interesuara përmes strukturës së saj rigoroze organizative dhe mekanizmave operacionalë shumë efikasë ka qenë thelbësore për fitoren e saj në luftën kundër varfërisë.
Si anëtare e Jugut Global, Kina është njëkohësisht një partnere e besueshme afatgjatë për vendet në zhvillim dhe një kontribuese e orientuar drejt veprimit dhe e nxitur nga rezultatet në kauzën e zhvillimit global. Hulumtimet e Bankës Botërore tregojnë që deri në vitin 2030 zbatimi i plotë i nismës së Kinës “Një brez, një rrugë” pritet të nxjerrë 7.6 milionë veta nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë nga varfëria relative në vendet pjesëmarrëse. Sipas sondazhit, 89.1 për qind e të anketuarve e shohin Kinën si një mbrojtëse, promovuese dhe kontribuese për “një bashkësi pa varfëri me të ardhme të përbashkët për njerëzimin”. 90.4 % besojnë që fitorja e Kinës në zhdukjen e varfërisë ka forcuar besimin global në zhdukjen e varfërisë, veçanërisht midis vendeve të Jugut Global. 92.8 % e pranojnë që vizioni dhe praktikat e Kinës për lehtësimin e varfërisë ofrojnë mësime të vlefshme për një zhvillim me cilësi të lartë në mbarë botën.
Sondazhi i CGTN-it – i publikuar në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse – mori përgjigje nga 9 744 veta brenda 24 orëve.


