Dosja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur me dosjen “Gërdeci”. Mësohet se kjo kërkesë është paraqitur përmes mbrojtjes së Mediut, e cila i është referuar një vendimmarrjeje të Gjykatës së Lartë të muajit korrik 2025. Mbrojtja argumenton se në rastin e Mediut, procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, çka përbën papajtueshmëri procedurale nga gjyqtarja Gjoka.

Sipas avokatit të Mediut, vendimmarrja përcakton se një gjyqtare që ka vepruar në fazën paraprake të procedurës nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues në shqyrtimin në themel të çështjes, përveç rasteve kur procedohet me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, bëhet me dije se, pritet që kërkesa për përjashtim të shqyrtohet nga trupa përkatëse gjyqësore, e cila do të vendosë vlefshmërinë e pretendimeve të paraqitura nga pala mbrojtëse.

Share This Article