Ra në greminën 300 metra të thellë, 48-vjeçari gjendet i gjallë në makinë pesë ditë pas aksidentit 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Një shofer 48-vjeçar u shpëtua pas pesë ditësh duke qëndruar i bllokuar në makinën e tij, e cila ra në një greminë 300 metra të thellë në rajonin Ardèche të Francës jugperëndimore.

Ai u gjet të shtunën, më 21 shkurt, nga një grup gjuetarësh që ishin në zonë për të gjuajtur derra të egër. “Ai ishte ende brenda makinës, shumë i dobët, por i vetëdijshëm,” tha Florian Giraud, një nga gjuetarët që e zbuloi.

Pas njoftimit të gjuetarëve, zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Dymbëdhjetë shpëtimtarë punuan për orë të tëra për ta nxjerrë shoferin nga gremina, dhe më pas ai u transportua me urgjencë në spitalin e Lyonit.

48-vjeçari, banor i rajonit Allier, kishte marrë plagë të rënda nga rënia, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article