Zeneli të dielën do të zbresë për herë të parë në fushë që pas lëndimit në qershor të vitit 2019.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, i ka sjell lajme të mira para ndeshjes së madhe që Kosova e zhvillon në muajin mars ndaj Maqedonisë së Veriut.
Zeneli duket se tashmë e ka lënë anash lëndimin që pësoi në vitin e kaluar në qershor me fanellën e Kosovës kundër Malit të Zi, dhe ai është gati t’i kthehet fushës.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i rezervistëve te Reims, Franck Chalençon.
Chalençon ka thënë që Arbëri nuk do të luajë më shumë se një pjesë të lojës.
“Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës. Në procesin e shërimit, gjithmonë duhet të shkosh ngadalë’, ka thënë ai.
Zeneli nesër pritet të luaj disa minuta në ndeshjen kundër Saint-Etienne.