Bashkia e Peqinit ka lajmëruar ditën e djeshme se ka ndaluar kalimin e mjeteve të rënda për një afat të papërcaktuar në urën e Digës Çengelaj mbi lumin Shkumbin.
Vendimi, i marrë me urdhëresën nr. 57, datë 06.02.2026 nga Kryetari i Bashkisë Bukurosh Maçi, vjen pas raportit të Institutit të Ndërtimit, i cili rekomandon ndalimin e menjëhershëm të mjeteve të rënda për shkak të riskut që paraqet struktura aktuale e urës.
Është urdhëruar vendosja e kufizuesëve fizikë (blloqe betoni) në hyrje dhe dalje të urës.
Ky vendim prek dhjetra fshatra që lidhen me Peqinin dhe Belshin. Autoritetet theksojnë se masa është e përkohshme dhe paralelisht po hartohet projekti për rikonstruksionin e plotë të Digës Çengelaj dhe urës së shërbimit.
Marrë nga Newsbomb.al


