Pas Italisë fqinje ku deri më tani janë shënuar tre viktima nga koronavirusi dhe mbi 150 të prekur, frika dhe paniku kanë nisur të ndjehen dhe në Shqipëri.
Masat në çdo rast të mundshëm kanë filluar të merren. Një ndër to është edhe një shkollë, private. Institucioni arsimor parauniversitar “Udha e Shkronjave” në Tiranë ka marrë një vendim për mbylljen e shkollës për dy javë duke u nisur nga situata.
“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, thuhet në vendimin e tyre/TCH.