Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan sot mandatin e negociatorit të tyre, Michel Barnier, duke përcaktuar kushtet e tyre për marrëdhënien e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe, njoftuan burimet evropiane.
Pas miratimit nga ambasadorët, mandati duhet miratuar zyrtarisht nesër, gjatë një takimi ministror në Bruksel.
“Ne arritëm një marrëveshje për mandatin në nivelin e ambasadorëve, të cilët e miratuan atë me konsensus. Ky është një lajm i mirë”, tha një nga burimet.
“Mandati u sqarua në të gjitha pikat ku ishte e nevojshme”, tha një burim tjetër.
Ky miratim është një fazë vendimtare, sepse u hap rrugën bisedimeve, në fillim të marsit, mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, pak më shumë se një muaj nga largimi i saj më 31 janar./ATSH/