Fitër Bajrami në Fier, dhjetëra besimtarë bashkohen në shesh për faljen e namazit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë islame.

Që në orët e para të mëngjesit edhe besimtarët në Fier kanë falur namazin në sheshin qëndror të qytetit ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit filloi në orën 6:30 ku dhjetëra besimtarë të grupmoshave të ndryshme kryen ritet e faljes së madhe, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njëri-tjetrit.

Në ligjëratën e tij, myftiu Mikel Hazizolli ka uruar e përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë duke i ftuar të kontribuojnë shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë dhe sa më solidare.

Falja e Fitër Bajramit vijon më pas në çdo familje fierake besimtarësh me drekat familjare, si shpërblim për sakrificën nëpërmjet agjërimit gjatë 30-ditëve të Ramazanit.

Share This Article