Ekipet e këshilltarëve të NATO-s janë larguar nga Iraku dhe janë zhvendosur në Evropë, ka konfirmuar blloku.
Misioni i NATO-s në Irak ishte i vendosur në një bazë ushtarake në Zonën e Gjelbër në Bagdad – pranë Ambasadës Amerikane, e cila është sulmuar disa herë që nga fillimi i luftës.
Misioni jo-luftarak, i cili ndihmon Irakun në ndërtimin e institucioneve dhe forcave të sigurisë më të qëndrueshme dhe efektive, do të vazhdojë punën e tij nga një qendër komande e NATO-s në Napoli të Itali, thuhet në një deklaratë.
“Dua të falënderoj Republikën e Irakut dhe të gjithë Aleatët që ndihmuan në zhvendosjen e sigurt të personelit të NATO-s nga Iraku. Do të doja gjithashtu të falënderoja burrat dhe gratë e përkushtuara të Misionit të NATO-s në Irak, të cilët vazhduan misionin e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe. Ata janë profesionistë të vërtetë”, tha Alexus Grynkewich, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën.


