Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli Iranian i Mbrojtjes ka kërcënuar se do të vendosë mina detare për të bllokuar të gjithë Gjirin Persik, nëse sulmohen brigjet ose ishujt e Iranit.

“Çdo përpjekje nga armiku për të sulmuar brigjet ose ishujt iranianë do të rezultojë natyrshëm në minimin e të gjitha rrugëve të aksesit dhe linjave të komunikimit në Gjirin Persik dhe përgjatë bregdetit me lloje të ndryshme minash detare, duke përfshirë minat lundruese”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga Fars.

“Në këtë rast, i gjithë Gjiri Persik do të gjendej në një situatë praktikisht të ngjashme me atë të Ngushticës së Hormuzit për një kohë të gjatë”, thotë Teherani.

E vetmja mënyrë për të kaluar nëpër ngushticë është që vendet që nuk janë të përfshira në luftë të koordinohen me Iranin, vijon deklarata, e cila vjen pasi Trump kërcënoi të kryejë sulme të tilla nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit. 

Share This Article