Japonia pezullon ndeshjet e Kupës shkaku i koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet e futbollit në Japoni ka pezulluar shtatë ndeshje të Levian Cup të parapara të mbahen të mërkurën, për shkak të shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, bën të ditur agjencia Reuters të martën, transmeton Koha.net.

Po ashtu është duke u shqyrtuar që gjitha ndeshjet e kampionatit vendor në Japoni të shtyhen deri në pjesën e parë të marsit.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi, që ka nisur në Kinë, ka tejkaluar shifrën e 2600 dhe më tepër se 80 mijë janë të infektuar. Japonia ka rreth 850 të infektuar dhe katër të vdekur.

J League ka thënë se vendimi për pezullimin e ndeshjeve të mërkurës është si pjesë e angazhimit për të parandaluar përhapjen e virusit.

“J League do të bëjë angazhim maksimal për të parandaluar infektimin dhe përhapjen”, është thënë në komunikatë.

Përhapja e koronavirusit ka nxitur anulimin e shumë ngjarjeve sportive në javët e fundit, përfshirë ndeshjet e Serie A së Italisë dhe ka ngritur alarmin te organizatorët e Lojrëave Olimpike “Tokio 2020”.

Ministri i Shëndetësisë i Japonisë, Katsunobu Kato ka thënë se është tepër herët të folët për anulimin e Lojërave Olimpike, që nisin më 24 korrik.

Share This Article