h-kryeministri i Francës, Lionel Jospin ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Lajmi u bë i ditur mëngjesin e kësaj të hëne nga familjarët e tij.
Jospin kishte një karrierë të gjatë politike në Francë, duke shërbyer si Ministër i Arsimit në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990. Ai u bë Sekretar i Parë i Partia Socialiste dhe pas shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare të Francës nga Jacques Chirac në vitin 1997, udhëhoqi qeverinë për pesë vjet.
Më pas ai drejtoi qeverinë për pesë vite, duke udhëhequr koalicionin e “Së Majtës Pluraliste”, i cili bashkoi forca të ndryshme politike përtej socialistëve.
Si kryeministër, Jospin zbatoi reforma të rëndësishme, si java 35-orëshe e punës, Mbulimi Universal Shëndetësor (CMU) dhe Pakti i Solidaritetit Civil (PACS), që u mundëson çifteve heteroseksuale dhe homoseksuale të lidhin një marrëveshje bashkëjetese pa martesë.
Në vitin 2002 ai kandidoi për herë të dytë për president. Përballë një numri të madh kandidatësh nga e majta, nuk arriti të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve.


