Aktori Alan Ritchson rrahu fqinjin e tij pas një grindjeje për një motoçikletë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alan Ritchson, i njohur për rolin e tij në serialin Reacher, u përfshi në një incident fizik me komshin e tij në Tennessee.

Një video e publikuar nga TMZ tregon Ritchson duke goditur disa herë komshin, Ronnie Taylor, i cili ishte në gjunjë, ndërsa afër ishin edhe fëmijë.

Sipas Taylor, konflikti nisi pasi Ritchson po voziste motoçikletën me shpejtësi dhe bërtiste në lagje.

 Foto: TMZ

Burime pranë Ritchsonit thonë se komshiu e ka filluar incidentin.

Dëshmitarët raportojnë se Taylor ka dalë agresivisht në rrugë për të ndaluar Ritchsonin, i cili u rrëzua nga motoçikleta, duke pësuar prerje dhe një lëndim të lehtë në gishta.

 Foto: TMZ

Policia po heton ngjarjen, por nuk ka asnjë arrestim deri tani.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të Ritchson, duke ngjallur debat mbi sjelljen e yjeve të Hollywoodit në situata private dhe ndikimin e tyre në komunitetet lokale.

Publiku po pret që aktori të dalë me një sqarim zyrtar, ndërsa hetimet e policisë vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të konfliktit. 

Share This Article