Një 38-vjeçar shqiptar u dënua me katër vjet burg për 72 grabitje dhe tentativa grabitjeje, midis korrikut 2019 dhe dhjetorit 2024, në të gjithë Francën. Ilir Dodaj ishte kthyer në tmerrin e banorëve në disa zona të Francës.
Sipas mediave franceze, ai kishte organizuar dhe realizuar dhjetëra grabitje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Prokurorët thanë se ai ishte një ‘hajdut profesionist’.
Dodaj u arrestua më 24 dhjetor 2024 në Belgjikë, ndërsa po bëhej gati të fluturonte për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga gjyqtari hetues.
Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se aktiviteti kriminal ishte i shtrirë në disa zona dhe se i dënuari kishte kryer vjedhje të shumta për një periudhë të gjatë, derisa u arrestua dhe u nxor para drejtësisë.
Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi dënimin me 4 vite burg të plotë, duke e konsideruar të rëndë numrin e madh të veprave penale dhe përsëritjen e tyre në disa rajone të vendit.
Ky është një tjetër rast i trajtuar nga drejtësia franceze në kuadër të luftës kundër vjedhjeve dhe krimit të organizuar, ku autoritetet po ashpërsojnë masat ndaj autorëve të veprave penale.


