Koronavirusi arrin edhe në Kroaci e Austri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka konfirmuar se në vendin e tij është regjistruar rasti i parë i personit të infektuar me koronavirus. Pacienti tashmë ndodhet në karantinë në një spital të Zagrebit. Edhe në Austri janë raportuar dy rastet e para.

“Pacienti është në Klinikën e Zagrebit për Sëmundje Ngjitëse. Është person në moshë më të re dhe ka simptoma më të buta. Ai ndodhet në izolim dhe gjendja tash për tash është e mirë”, tha kryeministri Plenkoviq në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se pacienti kishte qëndruar në Milano të Italisë nga data 19 deri më 21 shkurt, shkruan “The Guardian”.

Në Austri, dy rastet e para u konfirmuan në provincën perëndimore të Tirolit, në kufi me Italinë. Ende nuk dihet saktësisht burimi i infektimit, por rastet mund të kenë lidhje me Italinë për shkak të afërsisë gjeografike me rajonin e Lombardisë, ku janë shënuar shumica e rasteve e personave të infektuar.

Share This Article