Katër muaj nga humbja e Shpat Kasapit, rrënqeth me fjalët bashkëshortja e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot bëhen plot 4 muaj nga humbja tragjike e artistit Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta pas një arresti kardiak që i goditi zemrën më 26 nëntor. 

Partnerja e tij, Selvije Jao e ka kujtuar artistin përmes një dedikimi prekës për këngëtarin, ku ajo i referohet atij si bota e djalit të tyre.

“Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin BOTA ishe vetëm TI! 4 muaj pa ty por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekond Shpat” shkroi Selvija në postimin e bërë.

Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta në mënyrë tragjike më 26 nëntor në Itali, ku këngëtari pësoi një arrest kardiak.

Humbja e artistit ka lënë një plagë të madhe në zemrën e familjarëve të Shpatit dhe te të gjithë njerëzit që e njohën ndër vite.

Share This Article