Irani paralajmëron civilët të shmangin zonat pranë forcave amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Garda Revolucionare e Iranit u ka bërë thirrje civilëve në të gjithë rajonin që të qëndrojnë larg zonave ku janë të pranishme forcat amerikane, duke paralajmëruar për rrezik të mundshëm.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare Sepah News, autoritetet iraniane akuzuan SHBA-në dhe aleatët e saj se po përdorin zona civile dhe qytetarë të pafajshëm si “mburoja njerëzore”.

“Ne ju rekomandojmë që të largoheni urgjentisht nga vendet ku janë të stacionuara forcat amerikane, në mënyrë që të shmangni çdo rrezik për jetën tuaj”, thuhet në deklaratë.

Sipas raportimit të The New York Times, sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj bazave amerikane në rajon kanë detyruar trupat amerikane të zhvendosen në ambiente civile, përfshirë hotele dhe zyra në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme.

Share This Article