Do të deportohen dhe më pas mund të ankohen, Anglia nuk fal azilkërkuesit; sa rrezikojnë shqiptarët?

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar ashpërson masat ndaj azilkërkuesve, ndërsa janë rritur kërkesat, por edhe refuzimet.

Politikat e reja kundër emigrantëve të paligjshëm që shpresojnë të marrin azil në Mbretërinë e Bashkuar parashikojnë që ata të deportohen drejt vendeve të sigurta përpara se të jenë në gjendje të paraqesin pretendime “të pabazuara” për të drejtat e njeriut.

Azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve refuzohen, do të dëbohen menjëherë duke përdorur kompetencat që datojnë që nga koha e qeverisë laburiste të Sir Tony Blair. Ligjet e fillimit të viteve 2000 i lejojnë Ministrisë së Brendshme të deportojë emigrantët përpara se të dëgjohet një apel, me kusht që ata të mos përballen me një “rrezik real të dëmit serioz të pakthyeshëm” nëse kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Zyrtarët kanë identifikuar 25 vende “të sigurta” përfshirë Ukrainën, Indinë, Nigerinë, Brazilin dhe Shqipërinë, ku azilkërkuesit e refuzuar mund të apelojnë vetëm pas deportimit.

Qeveria britanike po përgatiten të rrisë numrin e largimeve në një përpjekje për të trajtuar një numër rekord prej më shumë se 100,000 kërkesash për azil, shumë prej të cilave përfshijnë individë që ende janë të vendosur në hotele me shpenzimet e taksapaguesve.

Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood po përballet me kërcënimin e një rebelimi nga radhët e deputetëve të prapaskenës për shkak të planeve, të cilat gjithashtu do t’i detyrojnë migrantët dhe refugjatët e ligjshëm të presin më gjatë para se të fitojnë leje qëndrimi të përhershëm.

25 vendet e sigurta përbënin më shumë se 14000 azilkërkues vitin e kaluar, përfshirë 4,000 nga India, 2,750 nga Nigeria dhe 1,750 nga Shqipëria.

Ministri i sigurisë kufitare dhe azilit, Alex Norris, i tha gazetës The Telegraph se qasja “e fortë dhe e drejtë” nuk duhet të vijë në kurriz të “paguesve të taksave që punojnë shumë”.

Ai tha se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë faturën për azilkërkuesit të cilëve tashmë u janë refuzuar kërkesat për të drejta të njeriut, “shumë prej të cilëve janë kriminelë të ligë”.

“Ne nuk do të hezitojmë të heqim stimujt që tërheqin njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe do të rrisim largimet në mënyrë që të rivendosim rendin dhe të kontrollojmë kufirin”, tha ai.

Sipas propozimeve, qasja në akomodim dhe mbështetje të financuar nga taksapaguesit do të tërhiqet pasi kërkesat të certifikohen si “të pabazuara” sipas Seksionit 94B të Aktit të Shtetësisë, Imigracionit dhe Azilit të vitit 2002.

Një burim i brendshëm i Ministrisë së Brendshme tha se goditja do të jetë më e madhja në vite, me qëllim përfundimin e “karuselit” të apeleve të përsëritura.

Megjithatë, ka shqetësime se disa migrantë mund të arratisen nëse u jepet lirimi me kusht në vend që të mbahen në paraburgim para deportimeve të detyruara.

Numri i azilkërkuesve që apelojnë kërkesat e refuzuara është pothuajse dyfishuar brenda një viti në 104,400 – duke u lejuar shumë prej tyre të qëndrojnë në akomodime të financuara nga taksapaguesit.

Largimet pa apelim u rritën me 50 për qind në 8,476 vitin e kaluar, por tani përbëjnë vetëm 10.6 për qind të afërsisht 80,000 kërkesave të refuzuara.

Share This Article