Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar pezullimin e ekspozitës së vendosur në sheshin e kryeqytetit, duke e cilësuar përmbajtjen e saj si të pasaktë dhe të papranueshme.

Ai ka deklaruar se në sheshin e Prishtinës nuk do të lejohet, siç u shpreh, “përdhosja e dinjitetit të qytetarëve dhe fyerja e kujtesës kolektive të popullit”, duke shtuar se ekspozita paraqet një version të shtrembëruar të Masakrës së Dubravës, shkruan KosovaPress.

Sipas tij, përmbajtja e ekspozitës, e cila është financuar nga Kuvendi i Kosovës, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe qytetarëve të Kosovës.

Për këtë arsye, Rama ka bërë të ditur se leja për ekspozimin në sheshin e Prishtinës është pezulluar menjëherë.

Njëkohësisht, ai ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës lidhur me miratimin dhe financimin e përmbajtjes së ekspozitës, të cilën e ka quajtur skandaloze.

Share This Article